Boronicat -magjia e ngjyrës së kaltër

  • E.K /
  • 07 January 2022 - 11:20
Boronicat -magjia e ngjyrës së kaltër

Boronicat, megjithëse të vogla, posedojnë vlera të hatashme shëruese. Të freskëta mund të ruhen në frigorifer deri 10 ditë, por para se t'i ruani aty, mos i shpëlani dhe mos i vendosni në enën ku nuk depërton ajri.

VLERAT USHQYESE TË BORONICAVE

Në 100 gramë boronica, vlera energjike është 54 kcal, gjenden rreth 84 gramë ujë, 14,5 gramë karbohidrate, 0,75 gramë proteina dhe 0,33 gramë yndyrë. Në boronica po ashtu gjenden edhe rreth 2,4 gramë fibra dhe një sasi e madhe me vitamina C. Për më shumë, boronicat janë burim i mirë për minerale, përmbajnë sasi të madhe të kaliumit. Kalcium dhe fosfor.

VETITË SHËRUESE

Nganjëherë thuhet se vetitë shëruese të boronicave i vërteton ngjyra e tyre. Janë me ngjyrë të kaltër shkaku se përmbajnë antioksiduesin antocianinë. Dihet mirë se ushqimet e pasura me këtë antioksidues zvogëlojnë rrezikun nga kanceri, nga sëmundjet e zemrës dhe sistemit kardiovaskular. Po ashtu e përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe zgjerojnë enët e gjakut. Pasi posedojnë vitamina C, ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut për kancerin në gojë, fyt, stomak, zorrë të trashë dhe mushkëri. Po ashtu zbutin simptomat e ftohjes dhe astmës.

(Kosova Sot Online)