Të tymosur e të rrezikshëm

  • E.K /
  • 07 January 2022 - 11:30
Të tymosur e të rrezikshëm

Konsumimi i proshutës, asaj të tymosur, salsiçeve dhe përpunimeve të tjera të mishit dëmtojnë shëndetin, thekson studimi nga instituti në Suedi. Ekspertët skandinavë kanë zbuluar se prodhimet e thata të mishit shtojnë rrezikun nga kanceri në lukth.

Deri te një rezultat i tillë, ata kishin bërë studime që kishin zgjatur plot dyzet vite, në të cilin studim kishin marrë pjesë 4.704 persona. Askush deri më tani në mënyrë të detajuar nuk ka lidhur mishin e tymosur me kancerin e lukthit. Analizat kanë treguar se konsumimi i përditshëm i prodhimeve të papërpunuara dhe të tymosura të mishit shtojnë rrezikun për kancer të lukthit nga 15 deri 38 për qind

(Kosova Sot Online)