Pijet më të shëndetshme në botë

  • E.K /
  • 17 January 2022 - 10:48
Pijet më të shëndetshme në botë

ÇAJI I GJELBËR

Ndihmon në zvogëlimin e rrezikut nga osteoporoza, kanceri, sëmundjet e zemrës dhe kariesi. Çaji i gjelbër është i pasur me flavonoide dhe polifenole, antioksidues natyralë që mbrojnë qelizat nga substancat e kancerit. Ngadalëson rritjen e qelizave kancerogjene dhe ndihmon në zvogëlimin e radikalëve të lirë në trup. Antioksiduesit e tij mbrojnë shëndetin e zemrës, zvogëlojnë rrezikun për mpiksje të gjakut që shkaktojnë sulm në tru dhe zemër.

ÇAJI NGA MENTA

Zvogëlon simptomat te problemet me tretjen, zbut ngërçet dhe kapsllëkun. Çaji nga menta mundet zbut dhimbjet në muskuj, e ekspertët kanë vërtetuar se përshpejton që t a mposhtni lodhjen pas ushtrimeve. Është i shkëlqyeshëm edhe për parandalimin e sëmundjeve në sistemin tretës dhe problemet që lidhen me tretjen, përfshirë ngërçet, fryrjet, gazrat, kapsllëkun, diarrenë dhe mundimet.

QUMËSHTI I SOJËS

Zvogëlon rrezikun prej sëmundjeve të zemrës. Përmban fibra të tretshme dhe proteina të sojës që pakësojnë sasinë e kolesterolit të keq dhe triglicerideve. Nëse e pini në vend të qumështit të lopës, përcaktohuni për atë të pasur me vitaminat A dhe D, dhe kalcium. Disa studimet potencojnë se qumështi i sojës mundet ta shtojë rrezikun nga kanceri i gjirit, kështu që para se ta konsumoni këshilloni mjekun, sidomos nëse në familjen tuaj kishte raste me kancer të gjirit.

LËNGU I DOMATES

Mbron nga lloje të ndryshme të kancerit. Është burim i shkëlqyeshëm i likopenit, i cili pakëson rrezikun për kancer të mushkërive dhe lukthit. Po ashtu zvogëlon rrezikun për kancer të pankreasit, zorrës së trashë, vezoreve, sipërfaqes së gojës, kancerit të gjirit dhe atij të qafës së mitrës. Likopeni po ashtu ka ndikim antioksidues. Pakëson sasinë e radikalëve të lirë dhe mbron zemrën dhe enët e gjakut.

LËNGU I BORONICAVE

Zvogëlon rrezikun nga shfaqja e sëmundjeve të mishrave të dhëmbit. Studimet tregojnë se është efektiv në shërimin e infeksioneve në sistemin urinar. Ekspertët paralajmërojnë të mos e pini të freskët, sepse përmban sheqer. Zëvendësim për të mund të jetë edhe çaji i boronicave, por pa sheqer apo qumësht.

LËNGU I PORTOKALLIT

Zvogëlon rrezikun nga shfaqja e kataraktës, kanceri dhe çrregullimet e brendshme. Përveçse e forcon sistemin imun, vitamina C kanë efekt antioksidues dhe zvogëlojnë gjasat për qeliza të kancerit. Po ashtu është e shkëlqyeshme për ndërtimin e eshtrave. Portokajtë janë burim për acid folik, por edhe për femrat që planifikojnë shtatzëninë. Ekspertët e kanë vërtetuar se acidi folik zvogëlon rrezikun nga shfaqja e çrregullimeve të ndryshme te foshnjat.

(Kosova Sot Online)