Ushqimi që ofron dobi shëndetësore

  • E.K /
  • 26 January 2022 - 12:37
Ushqimi që ofron dobi shëndetësore

Bostani i verdhë ka më pak fara sesa ai klasik, gjë që e bën edhe më joshës. Edhe ky bostan është ushqyes dhe i shëndetshëm, veçanërisht për shkak se përbëhet nga uji për 93 për qind. Një grup i shkencëtarëve amerikanë ka zbuluar se ky bostan është një afrodiziak i shkëlqyeshëm. Bostani i verdhë përmban citrulinë që zgjeron enët e gjakut në organizëm, e me vetë këtë ndikon në dëshirën për seks.

Nëse jeni në dietë, ky bostan është ushqim i duhur për ju, sepse ka pak kalori, por është shumë ushqyes, dhe do të jeni të ngopur dhe do të humbni kilogramë. Lëngun e tij mund ta përzieni me lëng të limonit dhe t'i shtoni akull. Gjithashtu, nga ky bostan mund të bëni sallata të ndryshme të pemëve, e veçanërisht e shijshme është ajo e kombinuar me bostanin e kuq.

(Kosova Sot Online)