Ky ushqim është eliksir i shëndetit

  • E.K /
  • 04 February 2022 - 10:17
Ky ushqim është eliksir i shëndetit

I pasuri me vitamina, minerale dhe fibra, panxhari i kuq është një eliksir i vërtetë për shëndetin. Ekspertët e të ushqyerit e rekomandojnë veçanërisht për pastrim të organizmit nga helmet dhe për forcim të imunitetit. Përmban pothuajse të gjitha mineralet e rëndësishme.

Studimet kanë zbuluar se konsumimi i rregullt i panxharit të kuq parandalon humbjen e mineraleve nga eshtrat, e ngadalëson plakjen dhe stimulon funksionimin e zorrëve. Rekomandohet edhe në rast të gripit, bronkitit, inflamacionit të mushkërive dhe sëmundjeve të lukthit. Por, kjo nuk është e tëra. Kjo perime shëruese pozitivisht ndikon edhe në funksionimin e trurit.

(Kosova Sot Online)