Shkencëtarët e dëshmojnë: Agjërimi ripërtërin qelizat amë

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 13:39
Shkencëtarët e dëshmojnë: Agjërimi ripërtërin qelizat amë

Shumë receta të vjetra popullore kanë dalë të kenë efekt pozitiv, e një prej tyre është agjërimi. Shkencëtarët faktet e para i kanë vërtetuar duke vërejtur përtëritjen e qelizave. Studimi është publikuar sivjet në revistës "Cell Stem Cell". Studimi ka dëshmuar se ciklet e agjërimit për kohë të zgjatur mbrojnë kundër sistemit imun dhe nxitin rigjallërimin e tij. Ata kanë ardhur në përfundim se agjërimi lëviz qelizat amë nga gjendja e qetësisë në gjendjen e vetëpërtëritjes. Studimet ishin bërë te nejësit që kishin marrë kimioterapi. Për një kohët gjatë pacientët nuk kishin ngrënë, që kishte ulur numrin e qelizave të bardha të gjakut.

Kur jini të uritur, sistem fillon ta kursejë energjinë, e një nga mënyrat se si ta kurseni energjinë është riciklimi i shumë qelizave imune, të cilat nuk janë të nevojshme, sidomos ato që mund të dëmtojnë gjatë fazës së urisë. Ekspertët kanë vërejtur se si te njerëzit po ashtu edhe te kafshët numri i qelizave të bardha të gjakut ulet. Më pas, kur njerëzit fillojnë të hanë, rruazat e gjakut kthehen. Ajo që është edhe më e rëndësishme, zvogëlon enzimën "PKA", i cili ndërlidhet me plakjen dhe përparimin e tumoret dhe kancerit.

(Kosova Sot Online)