Boronicat ngadalësojnë plakjen, përmirësojnë kujtesën

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 13:45
Boronicat ngadalësojnë plakjen, përmirësojnë kujtesën

Të pasura me vitamina C, pigmente bimore, flavonoide dhe antocianinë, përbërës që kanë efekt prej antioksiduesi, boronicat e mbrojnë organizmin nga radikalët e lirë, ngadalësojnë plakjen dhe kanë ndikim të hatashëm në sistemin kardiovaskular dhe atë nervor.

Pos se ruajnë kapilarët dhe mbrojnë shikimin, kjo pemë po ashtu përmirëson edhe kujtesën edhe demencën. Dhe kjo nuk është e tëra, boronicat pamundësojnë shfaqjen e trombëve, prandaj kontribuojnë kundër sulmit në zemër dhe në tru. Përdoren edhe për shërimin e kollës,e janë ilaç i dëshmuar natyral kundër sëmundjes së sheqerit. Boronicat e freskëta shërbejnë edhe në shërimin e hemorroideve, kundër jashtëqitjes së çrregulluar dhe oreksit të dobët.

(Kosova Sot Online)