Kosova për dy dekada u bë teren i sigurt i grupeve të mafisë!

Kosova për dy dekada u bë teren i sigurt i grupeve të mafisë!
Kosova për dy dekada u bë teren i sigurt i grupeve të mafisë!

Hasan Preteni

  • 25 February 2022 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Drita në fund të tunelit. Disa gjëra kanë filluar të lëvizin në drejtimin e duhur. Së fundi është një lajm i mirë edhe nënshkrimi "trepalësh" i memorandumit të bashkëpunimit nga Ministria e Drejtësisë-KGJK dhe Gjykata Supreme. Dëshmia kryesore se mos funksionimi i gjyqësorit ishte rezultat i ndikimeve politike. Politika me presionet dhe shantazhet e veta e bllokoi pushtetin e tretë duke i vendosur aty jurist të lidhur me politikën,u lejoi të bëjnë qka të dëshirojnë,ti kenë pagat e mira,shumë pozita-vende pune, benifite jetësore-pensione të përhershme,nepotizëm deri në skajshmëri. Me një fjalë bëni çka të doni por politikën mos e prekni.

Shtyrja e trajtimit deri në vjetërsim i rasteve është nga ndikimi i politikës. Mundë të akuzohen shumë persona (si në rastin konkret) persona anonim por ata janë vetëm kukulla pas lojërave të fatit,pas fajdeve,kripto-valutave,drogës,naftës,cigareve. Pas të gjitha veprimeve kriminale fshihet politika. Njerëz të fuqishëm nëpër parti politike dirigjojnë gjithçka. Mjafton vetëm "dekonspirimi" i një rasti dhe të gjitha do shpalosen. Uroj që ajo ditë të mos vonoj. Nëpër portalet tona,të gjithë në shërbim të ish politikës, po shprehet nervozizëm kinse me veprimet e pushtetit aktual. E gjitha falso,nuk e kanë problemin e politikës aktuale por nervozen për benifitet dhe parat që nuk po mund ti fitojnë më. Ju kanë mbetur në fyt ato.

Do të dalin tani edhe do televizione-vazhdimësi e portaleve dhe ato do të kenë vetëm një qëllim. Tentimin e krijimit të opinioneve se kjo qeverisje nuk është në rregull. Arroganca dhe nervoza e tyre dëshmon se diçka nuk po ju shkon, ju ka ndal "tagjia". Emërimi i kryeprokurorit të ri,ndryshimet esenciale në legjislacion,politika e mirëfilltë kadrovike,shembulli konkret i menaxhimit të parasë publike. Të gjitha këto janë dëshmi e mjaftueshme se diçka po lëviz dhe se po ju vjen fundi keqbërësve të dy dekadave të fundit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".