Ky është lëngu i vetëm që duhet konsumuar çdo mëngjes

  • E.K /
  • 28 February 2022 - 10:56
Ky është lëngu i vetëm që duhet konsumuar çdo mëngjes

Gjatë gjumit, shtatë po tetë orë, trupi i njeriut është në gjendje të dehidruar nga mungesa e lëngjeve. Prandaj është me rëndësi çfarë të konsumoni në mëngjes. Në mënyrë që për çdo mëngjes bëjeni plot me energji, mund të konsumoni ujë kokosi dhe algën e gjelbër "Chlorella". Për shumicën e njerëzve, gjëja e parë që bëjnë në mëngjes është një filxhan kafe. Kafeina ofron lëvizshmëri për fillimin e ditës. Kafeja është krejt e kundërta çfarë trupi ka nevojë për mëngjes. Klorela është algë e gjelbër me prejardhje nga Japonia. Është e pasur me proteina dhe materie tjera ushqyese.

"Chlorella" është e dobishme për kontrollin e mbipeshës, parandalon kancerin dhe forcon sistemin imun. Në trupin tonë, kjo algë ripërtërinë indet, madje edhe ato të dëmtuara në mënyrë mekanike. Shkaku i efektit sidomos u sugjerohet fëmijëve me shëndet të dobët, që kanë probleme me tretjen dhe oreks të dobët. Hulumtimet tregojnë se mund të jetë aleat në luftimin e sëmundjes së Alzheimer-it dhe demencës. Njerëzit që e konsumojnë duket më të rinj dhe plot energji. Prandaj, përdorni një kombinim të një luge të kësaj alge me një gotë të mbushur përgjysmë me ujë kokosi.

(Kosova Sot Online)