Simptomat që trupi ju paralajmëron se e teproni me sheqer

  • E.K /
  • 28 February 2022 - 11:14
Simptomat që trupi ju paralajmëron se e teproni me sheqer

Simptoma tipike se e teproni me sheqer janë rrudhat në ballë, lëkura e lëshuar nën sy, lëkura e zbehur, aknet dhe puçrrat që dhembin në gjithë fytyrën. Nëse ushqimi juaj është i pasur me sheqer dhe karbohidrate të rafinuara, të cilat në trup shpejt shndërrohen në sheqer, lëkura pandërprerë lufton që të qëndrojë e re. Problemi qëndron aty se sheqeri shkakton procesin e glikozilacionit: molekulat e sheqerit lidhen në fibrat elastike të proteinave, me ç'rast lidhen në një strukturë të ngurtë dhe me këtë rast pakësojnë elasticitetin e elastinës dhe kolagjenit dhe përshpejtojnë rënien e tyre.

Për këtë arsye lëkura është e lëshuar dhe e hollë (sidomos përreth syve), e rrudhat dhe linjat duken më shumë dhe këtë kryesisht në ballë, sepse, sipas mjekësisë popullore kineze, kjo hapësirë është e lidhur me tretjen. Sheqeri i tepërt mund të ndikojë edhe në çrregullimin e yndyrave, kështu që adhuruesit e sheqerit mund të duken të tharë në fytyrë, sepse indet nën lëkurë humbin yndyrën që ju jep plotësinë. Pos këtyre simptomave, teni mund të duket i zbehtë, sepse sheqeri ngrit nivelin e insulinës, që mund të shkaktojë sekretimin e tepërt të kortizolit.

(Kosova Sot Online)