Shpargujt ulin shtypjen e gjakut dhe ruajnë linjën

  • E.K /
  • 28 February 2022 - 11:38
Shpargujt ulin shtypjen e gjakut dhe ruajnë linjën

Të pasur me përbërës që shërojnë, shpargujt qëmoti njihen si pastrues të organizmit. Kjo perime me pak kalori është e pasur me vitamina B6, B9, A, C, K dhe E, kalcium, magnez, zink, selen, bakër, mangan, fosfor, hekur, fibra dhe proteina.

Pos kësaj, përmban edhe shumë krom, që pakësojnë ndjenjën e urisë, prandaj u sugjerohet atyre që kanë telashe me mbipeshën. Shpargujt stimulojnë hedhjen e helmeve, lehtësojnë urinimin, ulin kolesterolin në gjak dhe shtypjen e gjakut, si dhe përmirësojnë punën e zemrës. Pasi janë të pasur me kalcium, zbutin humbjen e këtij minerali në eshtra.

(Kosova Sot Online)