Mos i hidhni pjesët e përdorshme të pemëve dhe perimeve

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 14:05
Mos i hidhni pjesët e përdorshme të pemëve dhe perimeve

Jeni mësuar që të hidhni pjesë të ndryshme të pemëve dhe perimeve, të pavetëdijshëm se sa të shëndetshme janë. Gjethet e bronkolit janë përplot me vitamina A dhe C. E gjethet mund t'i zieni si lakër, e kërcellin mund ta përdorni si ushqim të shëndetshëm të grimcuar.

Në fakt, lëvoret e portokallit, shalqirit dhe qepës së kuqe, janë shumë të shëndetshme. Ekspertët pohojnë se lëvorja e qepës përmban kuercetinë, pigment që ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut dhe parandalojnë bllokimin e artereve. Gjethet e selinos posedojnë pesë herë më shumë magnez dhe kalcium se sa rrënja që e konsumojmë shpesh, e në lëvore ka edhe vitamina C. Posedon edhe antioksidues të fortë që ndihmojnë në luftën kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës.

(Kosova Sot Online)