Nëse e hani këtë ushqim çdo ditë, kanceri qëndron larg

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 14:09
Nëse e hani këtë ushqim çdo ditë, kanceri qëndron larg

Gjithnjë e më shumë fakte shkencore flasin se hudhra mund të ndihmojë në largimin e kanceri të mushkërive dhe llojeve të tjera të kancerit. Në fakt, një studim i bërë në Kinë kishte përfshirë më shumë se 1.400 pacientë të sëmurë nga kanceri dhe 4.500 persona të shëndetshëm. Ishte zbuluar se njerëzit që konsumojnë hudhër të papërpunuar, dy herë në javë, për 44 për qind rrezikohen më pak nga kanceri i mushkërive.

Madje edhe ata që pinë duhan, që edhe është shkasi kryesor i sëmundjes, për 30 për qind më pak kishin gjasa të preken nga kanceri nëse për çdo ditë konsumojnë hudhrën. Edhe studimet e mëhershme kanë treguar se hudhra ka efekt mbrojtës në mushkëri. Një studim në Australi pohon se rezultatet kanë treguar që një e treta e rrezikut nga tumoret e zorrëve pakësohet si pasojë e konsumimit të hudhrës. Hudhra po ashtu ka veti kundër baktereve dhe mund ta përmirësojë rigjenerimin e ADN-së.

(Kosova Sot Online)