Kombinimi që mposht kancerin

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 11:50
Kombinimi që mposht kancerin

Shkencëtarët kanë dëshmuar se, kur këto dy substance bashkohen, rreziku për zhvillimin e tumoreve ulet. Sipas shkencëtarëve amerikanë, bashkimi i kapsaicinës nga specat pikantë dhe "6-gingerol" nga xhenxhefili, ulin rrezikun nga kanceri, por vetëm nëse përdoren bashkë.

Shkencëtarët tash e një kohë të gjatë e dinë se xhenxhefili dhe specat pikantë përmbajnë veti të shumta shëruese, përfshirë antioksidues të shumtë, por faktet e reja dëshmojnë se nëse këto dy substanca i kombinojmë së bashku dhe i konsumojmë, atëherë rrezikun nga kanceri mund ta ulin ndjeshëm. Studimet paraprake kishin theksuar se kapsiacina, që dhuron shijen pikante specave, e nxit kancerin. Shkencëtarët vetëm paralajmërojnë që të kihet kujdes me sasinë, sepse përdorimi i tepërt i erëzave pikante shkakton telashet me lukthin.

(Kosova Sot Online)