Ja si ta njihni me kohë kancerin në zorrë të trashë

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 13:15
Ja si ta njihni me kohë kancerin në zorrë të trashë

Për shërimin e kancerit me rendësi është që ta zbuloni në fazën e hershme. Ekzistojnë faktorë të rrezikut që mund ta shtojnë rrezikun për t'u prekur nga kanceri. Këto mutacione mund të shtojnë gjasat për kancer në zorrë të trashë.

Faktorë të tjerë, pos trashëgimisë, janë edhe duhani, diabeti, mbipesha, ulja e konsumimit të fibrave dhe yndyrave, problemet me zorrë dhe konsumimi i alkoolit. Gjëja më e keqe në lidhje me kancerin është se nuk manifestohet përmes disa simptomave, por ekzistojnë disa gjëra që duhet t'ju kushtoni kujdes

SHENJAT E PËRBASHKËTA JANË

Fryrjet, dhimbjet në stomak gjaku i zi në jashtëqitje, humbje e oreksit, lodhje, humbje e pashpjeguar në peshë.

(Kosova Sot Online)