Receta që nuk ju "njofton" kurrë me mjekun

  • E.K /
  • 04 March 2022 - 13:58
Receta që nuk ju

Vizitat më të shpeshta te mjeku ndodhin shkaku i ftohjes dhe kollës. Për të pasur imunitet të fortë, në vijim ju ofrojmë ilaçin natyral, që ju ndihmon ta qetësoni fytin dhe të shëroheni në tërësi Përbërësit: sheqer, ujë, limon, mjaltë, xhenxhefil, karafili dhe sheqer pluhur!

Përgatitja: Gotën plot me sheqer dhe një gotë ujë i hidhni në një enë. Shtoni lëngun nga gjysmë limoni dhe 1 lugë mjaltë, xhenxhefil dhe karafil të imtësuar. I hidhni në shporet dhe i përzieni derisa të zihen. Kur të jetë trashur masa i vendosni në një tepsi dhe i piqni. Pas 20 minutave kur të ftohen, hidhni sheqerin pluhur dhe e konsumoni.

(Kosova Sot Online)