Tregon studimi: Sa e shëndetshme është një gotë verë në ditë për trurin?

  • E.K /
  • 07 March 2022 - 12:26
Tregon studimi: Sa e shëndetshme është një gotë verë në ditë për trurin?

Edhe me vetëm një gotë verë në ditë, truri fillon të tkurret dhe të plaket, thonë shkencëtarët. Njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit që rrisin konsumin e një gjysme gote verë në ditë në një gotë tregojnë ndryshime dhe tkurrje në trurin e tyre, gjë që barazohet me rreth dy vjet shtesë plakje, ka treguar një studim i ri.

Dihej tashmë se njerëzit që pinë shumë shfaqin dëmtime njohëse për shkak të ndryshimeve në madhësinë dhe strukturën e trurit të tyre. Po studimi i ri tregon se dhe nivelet e konsumit që shumica e njerëzve i konsiderojnë të sigurta – si disa birra ose gota verë në javë – në fat paraqesin rreziqe për trurin.

Studimi tregoi se ata që pinin gjysmë gote në ditë, nuk kishin dallime në tru nga ata që nuk pinin fare. Por ata që pinin një gotë kishin një vëllim më të vogël të trurit ndërsa ata që pinin dy në ditë kishin një vëllim më të vogël të trurit se ata që pinin një. “Sa më shumë pini, aq më keq bëhen gjërat,” tha profesori Remy Daviet.

(Kosova Sot Online)