Shprehia që parandalon aromën e keqe nga goja

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 13:46
Shprehia që parandalon aromën e keqe nga goja

Aroma e pakëndshme nga goja gjatë mëngjesit lajmërohet shpesh, e shkaktarët e saj mund të jenë të shumtë. Kjo mund të jetë inflamacioni kronik i sinuseve, inflamacioni i mukozës, që shkakton sekretimin e tepërt në hundë. Mukoza natën lëshohet nëpër fyt dhe grumbullohet atje, e pasi në gjumë nuk kollitemi, fillon të shpërndahet që krijon aromë ët keqe.

Refluksi gastroezofageal apo kthimi i acideve të ushqimit nga lukthi shkakton aromën e pakëndshme po ashtu. Nëse jeni nga ata që hanë natën vonë, nëse lukthi nuk e tretë si duhet, atëherë pason aroma e keqe nga goja. Më mirë do të ishte që tri orë para gjumit të mos hani ushqime.

(Kosova Sot Online)