Katër ilaçe shtëpiake për shërimin e afteve me dhimbje

  • E.K /
  • 17 March 2022 - 13:51
Katër ilaçe shtëpiake për shërimin e afteve me dhimbje

Aftet janë plagë të bardha në gojë që mund të jenë me dhimbje dhe aspak të këndshme, sidomos nëse i prekni në gjuhë ose ushqim, transmeton gazeta Kosova Sot.

Edhe pse nuk janë ngjitëse e as të rrezikshme për shëndetin, djegin shumë, e pasi janë gjithmonë të lagura, shërimi zgjat. Në vijim ju paraqesim ilaçet natyrale për t'i shëruar.

SODA E BUKËS

Në një lugë përgatisni pastën nga soda e bukës dhe uji. Hiqeni buzën nga mishi dhe përzierjen, me ndihmën e shkopit të veshit, e hidhni drejtpërdrejt në afte. E lini për 10 deri 15 sekonda që të thahet. Soda e bukës pakëson djegiet, mbyll plagën dhe dezinfekton.

PIKA PROPOLISI DHE SPREJ

Propolisi i bletëve është antibiotik natyral dhe antiseptik që shëron dhimbjet në fyt, por edhe aftet. Hidhni pak propolis në shkopin për veshë dhe e aplikoni te aftet. E mbani për disa sekonda dhe hiqeni shkopin. Propolisi ngjitet dhe krijon mbrojtje në plagë dhe nxit shërimin. 

UJI PËR SHPËLARJE

Përzieni një lugë me 20 për qind peroksid hidrogjeni me gjysmë lugë ujë të vakët. Ia shtoni një lugë sodë të bukës dhe një lugë kripë dhe i përzieni përbërësit derisa të treten. Me këtë përzierje shpëlani gojën për 30 sekonda dhe e pështyni më pas. 

ÇAJET

Çaji i zi ose i gjelbër janë të pasur me taninë që janë antiseptikë natyralë, derisa kamomili dhe trumza qetësojnë dhimbjen dhe përshpejtojnë shërimin. Në një gotë përgatisni çajin dhe e lini të ftohet pak. Me këtë çaj shpëlani gojën dhe e pështyni më pas. 

(Kosova Sot Online)