A hani qepë çdo ditë? Ja 5 gjërat që mund t'ju ndodhin

  • E.K /
  • 18 March 2022 - 10:43
A hani qepë çdo ditë? Ja 5 gjërat që mund t'ju ndodhin

Edhe pse çdo perime ka përfitime shëndetësore, disa prej tyre kanë veti shumë të veçanta. Qepa është një prej tyre, që në përgjithësi ndihmon në shëndetin e zemrës, kockave dhe zorrëve, por ka shumë më tepër avantazhe nga të cilat shumë njerëz mund të habiten. Megjithatë, nëse jeni të ndjeshëm ndaj qepëve, këshillohet që të konsultoheni me mjekun përpara se të konsumoni qepë çdo ditë.

Më poshtë ju sjellim 5 përfitime që mund t’i dalloni nëse hani qepë çdo ditë:

1. Rritet fertiliteti

Në të kaluarën, infertiliteti mashkullor trajtohej me ekzaminime, operacione dhe shumë analiza – por tani, meshkujt këshillohen ndonjëherë të pinë lëng qepe. Përdorimi i një shumëllojshmërie të gjerë të antioksidantëve (të cilët gjenden mjaftueshëm tek qepët ), rrit efektivitetin për fertilitet.

2. Qepët ndihmojnë sinuset

Një mënyrë e shkëlqyer për të ndaluar ose ngadalësuar procesin e rrjedhjes së hundëve është përdorimi i qepëve. Thjesht merrni gjysmën e një qepe dhe vendoseni nën vrimat e hundës, më pas merrni frymë duke thithur ajrin me hundë. Qepët përmbajnë vitamin C dhe bioflavonoide. Një përfitim tjetër i favorshëm është se qepët janë të mira për t’u përdorur kur i kemi hundët e bllokuara. Qepa liron rrugët e fyrmëmarrjes, duke na i bërë më të lehtë këtë proces.

3. Parandalon depresionin dhe përmirëson humorin

Qepa përmban diçka të quajtur folate, që është një fjalë tjetër për vitaminën B9, dhe kjo vitaminë ndihmon në parandalimin e depresionit dhe përmirëson humorin tuaj duke zbërthyer një aminoacid, të quajtur homocisteinë.

4. Përtypja e qepëve të pa gatuara ndihmon për të mos u prishur dhëmbët

Nuk ka dyshim se qepa mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve në trupin tuaj, por qepa gjithashtu sjell shumë përfitime për shëndetin tuaj oral. Përtypja e qepëve të pagatuara ndihmon për t’i bërë dhëmbët tuaj më të fortë dhe për të luftuar çdo bakter në gojën tuaj.

5. Konsumimi i qepëve parandalon ftohjen dhe gripin

Sipas Luke Coutinho, një ekspert shëndetësor, qepa mund të ndihmojë në parandalimin e ftohjes, kollës, temperaturës dhe dhimbjeve të fytit.

(Kosova Sot Online)