Katër fakte për efektin shërues të lakrës

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 11:35
Katër fakte për efektin shërues të lakrës

Që moti lakrat konsiderohen të shëndetshme për shërimin e shumë sëmundjeve, megjithëse të parët tanë e kanë përdorur si kompresë, dhe jo vetëm për plagë, por edhe për dhimbjet në zorrë dhe në lukth.

LAKRA ËSHTË USHQIM I DUHUR PËR TRU

Shkaku se është e pasur me vitamina K, si dhe antocianinë, lakra mund të përmirësojë funksionimet e trurit dhe përqendrimin. Krahas kësaj, këto materie parandalojnë nervat dhe forcojnë mbrojtjen nga demenca.

PËRMBAN MINERALE QË ZBUKUROJNË

Lakra është e pasur me squfur që ndihmojnë në "tharjen" e lëkurës së yndyrshme, që ndihmon edhe te aknet. Në organizëm squfuri është i shëndetshëm edhe për krijimin e keratinës, proteinë që është e rëndësishme për flokë të bukur, lëkurë dhe thonj.

NDIHMON TE DETOKSIMI

Shkaku i sasive të mëdha me vitamina C dhe squfur, konsumimi i lakrës ndihmon te detoksimi, sidomos nga radikalët e lirë. Këto helme janë kryesoret që shkaktojnë artritin, reumën, si dhe sëmundjet e lëkurës.

NDIHMON TE DHIMBJET E KOKËS

Edhe te dhimbjet si pasojë e dehjes, ju ndihmon në mënyrën që e kanë përdorur të parët tanë. Në garzë vendosni gjethen e imtësuar të lakrës dhe e vendosni në ballë. Lëngu nga lakra turshi ndalon edhe dhimbjet kronike të kokës. Pini rreth 50 ml lëng në ditë

(Kosova Sot Online)