Kundër infeksioneve dhe alergjive, Shtogu bën mrekulli në shëndetin tuaj

  • E.K /
  • 22 March 2022 - 13:31
Kundër infeksioneve dhe alergjive, Shtogu bën mrekulli në shëndetin tuaj

Shtogu është një nga bimët më të lashta të kësaj toke. Emri shkencor i shtogut që përdoret gjërësisht për motive mjekësore është Sambucus nigra. Shtogu forcon sistemin imunitar në mënyrë natyrale

Jeni në kërkim të një kure mjekësore që trajton dhe shëron shumë probleme shëndetësore? shtogu, lëngu i të cilit konsiderohet si ari i lëngshëm. Recetat mjekësore me bazë shtogu janë zbuluar që në kohët e Egjiptit të lashtë, por shumë historianë kanë rënë në gjurmët e aftësive shëruese të shtogut që në kohën e Hipokratit, Babait të Mjekësisë.

Sipas Hipokratit, shtogu ishte një thesar i mirëfilltë falë aftësive për të shëruar një sërë problemesh mjekësore. Të gjitha qytetërimet e lashta kanë pasur të drejtë për përdorimet e shtogut si një prej barishteve më të fuqishme kundër virozave.

Vlerat shëndetësore të shtogut përfshijnë: shërimin e të ftohtit, virozave, sinozitit, dhimbjeve nervore, inflamacionit, lodhjes kronike, alergjive dhe konstipacionit.

Nëse shtogu përdoret brenda 48 orëve të para të simptomave, atëherë ekstrakti i tij arrin të shkurtojë ndjeshëm kohëzgjatjen e gripit. Por nuk mbaron me kaq.

Nëse flasim për fuqinë e antioksidantëve që përmban shtogu, atëherë duhet të dini se kjo bimë përmban më shumë flavonoidë se boronicat, manat goxhi, boronicat e kuqe dhe manaferrat.

(Kosova Sot Online)