Vaji i jetës, drejt e nga Tibeti

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 12:46
Vaji i jetës, drejt e nga Tibeti

Bima apo lloji i manaferrës (lat. Hippophae rhamnoides) është pjesë e mjekësisë popullore të Tibetit. Shkaku i vetive shëruese në botë njihet edhe si "manaferra çudibërëse", e te ne njihet me emrin si gjembi i ujkut apo i qenit. Sidomos është e pranishme në stinën e vjeshtës me ngjyrë të portokalltë. Është unik edhe shkaku i përmbajtjes së vajit, e në Tibet e quajnë "vaji i jetës". Përmban rreth 190 fitonutriente dhe substanca bioaktive, posedon të gjitha mineralet dhe vitaminat, prandaj është antioksidues i fuqishëm.

Ngjyra e portokalltë në të kuqe rrjedh nga përqendrimi i shumtë me betakarotinë. E quajnë edhe "vitamina e lëngshme A", sepse ka tre herë më shumë se sa në karotë, por edhe 10 herë më shumë vitaminë C se sa portokajtë, e vitaminë E më shumë se secila pemë tjetër. Vaji është i pasur me acid folik (vitaminë B9), që ka rëndësi të fortë për rigjallërimin e ADN-së. Është i vetmi vaj bimor që njëkohësisht përmban aminoacidet omega 3, 6 dhe 9, por edhe aminoacidin e rrallë omega 7. Për këtë fakt njihet si eliksir i vërtetë në luftën kundër shfaqjes së rrudhave, humbjes së elasticitetit dhe simptomave të tjera të plakjes së lëkurës.

(Kosova Sot Online)