Vitaminat për shëndet dhe disponim të mirë

  • E.K /
  • 06 May 2022 - 11:26
Vitaminat për shëndet dhe disponim të mirë

Në periudhën kur viruset mbizotërojnë, me rëndësi është ta forconi sistemin imun. Ushqimi i njëjtë më së shumti e dobëson aftësinë e organizmit që të luftojë sëmundjet, prandaj me rëndësi është që rregullisht të konsumoni pemë dhe perime, sidomos ato të pasura me vitamina C. zinku shkurton jetëgjatësinë e ftohjes, e hasim në mishin e gjedhit, fara, drithëra dhe frutat e detit. Kjo recetë për "bombën me vitamina", ndihmojnë që muajt e ftohtë t'i kaloni në shëndet të mirë dhe disponim.

Nevojiten: 100 gr rrush të thatë, 150 gr arra, 100 gr badem, lëngun dhe lëvoren e 2 limonëve organik, 100 gr kajsi të thata, 100 gr kumbulla të thata, 250- 300 gr mjaltë. Bluani rrushin e thatë, arrat, bademin dhe lëvoren e limonit, shtoni lëngun e limonit, i përzieni dhe hidhni kumbullat dhe kajsitë e thata. I përzieni, shtoni mjaltin dhe i përzieni mirë. E hidhni në kavanoz të pastër, e lini në vend të errët për një ditë, e ruani në frigorifer.

(Kosova Sot Online)