Ushqimet më të shëndetshme në botë

  • E.K /
  • 12 maj 2022 - 11:40
Ushqimet më të shëndetshme në botë

A e keni ditur se në shtëpinë tuaj fshihet ushqimi më i shëndetshëm në botë? Superushqimi përbëhet nga superpërbërësit,që trupit tuaj i ofrojnë gjithçka që i nevojitet për shëndet.

KËRPUDHAT

Ushqimi i shijshëm mund të jetë zëvendësimi më i mirë me pak kalori për mishin. Kërpudhat rregullojnë sasinë e estrogjenit te femrat dhe mbrojnë nga kanceri i gjirit. Receta e shpejtë: I preni kërpudhat dhe i fërgoni në vaj ulliri, shtoni pak hudhër dhe verë. Është salcë e hatashme për gjoks pule të pjekur.

TËRSHËRA

Tërshëra është lloj drithi i pasur me fibra dhe luftues i vërtetë kundër kolesterolit të lartë, dhe është shumë i përdorshëm për rregullimin e tretjes. Receta e shpejtë: Zieni tërshërën dhe fasulen dhe ia shtoni cilëndo perime që ju bie në mend dhe keni një ushqim të shijshëm. Mund të shtoni edhe proshutë.

ARRAT

Arrat janë ushqim i hatashëm i pasur me aminoacidet omega 3, që e ulin kolesterolin e dëmshëm dhe ekuilibrojnë të mirin. Receta e shpejtë: Në mënyrë që nga ky ushqim të nxirrni më të mirën nuk nevojitet asnjë përgatitje. Përzieni një grusht me arra, fik të thatë dhe fara të bimës anis dhe keni fituar një bombë energjike. MAKARONAT INTEGRALE Forma më e shëndetshme e makaronave që përmban tri herë më shumë fibra se llojet e tjera. Janë të shëndetshme për organizmin, por edhe për tretjen e ushqimit. Receta e shpejtë: Fërgoni pak hudhër dhe shtoni tunë në vaj ulliri, misër dhe domate të copëtuar. Salcën e shërbeni me makaronat integrale.

GJALPË NGA KIKIRIKËT DHE BADEMI

Këto ushqime të pasura me proteina përmbajnë yndyrë mono të ngopura, që janë të shëndetshme për zemër. Gjalpin mund ta përgatisni vetë. Receta e shpejtë: Përzieni 2 gota kikirikë të pjekur ose badem, një lugë e gjysmë vaj, gjysmë lugë sheqer të vrugtë dhe kripë. Nëse e doni më të ëmbël, shtoni pak mjaltë.

BORONICAT

Ky superfryt i malit është burim i hatashëm për antioksidues dhe është i përdorshëm për forcimin e enëve të gjakut. Boronicat janë burim për vitamina C, bioflavonoide, acid folik, kalium, kalcium dhe hekur. Receta e shpejtë: Akulloren nga vanilja ose jogurtin e përzieni me këtë pemë dhe keni fituar një desert të shijshëm.

(Kosova Sot Online)