Mos u ndieni fajtor! ushqimet e "dëmshme", që në fakt janë të shëndetshme

  • E.K /
  • 13 May 2022 - 11:07
Mos u ndieni fajtor! ushqimet e

Secili që ka filluar një dietë, e di se duhet të heqë qafe karbohidratet, të shmangë ushqimet e yndyrshme dhe birrën ta lënë në sirtar. Por, një qasje më e afërt na bën të dyshojmë nëse këto ushqime janë vërtet të dëmshme. Në fakt, disa ushqime që i konsiderojmë të dëmshme janë të mbushura me vlera ushqyese. Me këtë në mendje kujtoni se nuk duhet tepruar me asgjë, derisa "FEMAIL" ka hequr barrën e fajit dhe na tregon se në fakt këto ushqime janë të shëndetshme.

BUKA DHE PATATET

Puna e parë që e hasim në ditë është të heqim dorë prej karbohidrateve me niseshte si buka e patatet. Por, buka është e mbushur me vitamina dhe me fibra. Përderisa nuk na bëjnë mirë, nëse janë thellë të skuqura në vaj, ka arsye që patatet t'i përfshini në ushqimin tuaj, edhe nëse jeni në dietë. Patatet janë burim i hatashëm për vitamina B, kalium, niacinë dhe fibra dietare.

BIRRA DHE VERA

Është e vërtetë se alkooli është i mbushur me sheqer që mund nxitë zgjerimin e belit. Por, ka edhe disa veti shëruese, nëse kënaqeni me sasi të moderuar. Birra është e mbushur me vitamina dhe minerale si kalium, magnez dhe selen, derisa vera përmban vitamina B6, vitamina B2 dhe niacinë. Vera, nëse e konsumoni me kujdes, ju mbron nga sulmi në tru.

VEZËT

Është punë e mençur, nëse e kufizoni konsumimin e vezëve, pasi që janë të pasura me kolesterol, që mund t'jua bllokojë arteriet. Por, mbani mend, vezët janë ushqim i pasur me nutrirente, që ofrojnë së paku edhe 11 lloje të ndryshme të vitaminave dhe të mineraleve. Janë ushqim i preferuar i atyre që merren me ngritje të peshave, pasi përmbajnë sasi të madhe me proteina cilësore.

BANANET

Shumë persona, që preferojnë dietat paralajmërojnë për bananet, sepse janë të mbushura me sheqerna natyrale. Karbohidratet, që gjenden brendapërbrenda vezëve, janë burim për kalium, vitamina B6 e madje edhe me mineralet, si bakër dhe mangan.

GJALPI I KIKIRIKËVE

Gjalpi i kikirikëve është një ushqim tjetër, që trajtohet në mënyrë të gabuar, derisa shumica mendojnë se është i dëmshëm. Përderisa është e vërtetë se përmban sasi të madhe e kalori, shumica e tyre janë të shëndetshme dhe janë të nevojshme për ushqimin.

MISHI I GJEDHIT

Është e vështirë t'i bësh ballë një hamburgeri me një biftek të yndyrshëm. Në realitet, një ushqim si ky përmban sasi të madhe me proteina cilësore dhe një formë të yndyrave, për të cilat na sugjerojnë se janë të dëmshme. Disa përbërës në mishin e gjedhit, sipas studimeve, reduktojnë sëmundjet e zemrës dhe ulin kolesetrolin.

(Kosova Sot Online)