Bima efikase kundër dhembjes dhe ënjtjes së këmbëve

  • E.K /
  • 21 May 2022 - 12:45
Bima efikase kundër dhembjes dhe ënjtjes së këmbëve

Ënjtja e këmbëve ka shkaktarë të ndryshëm: temperatura e lartë, problemet me enët e gjakut, çrregullimi i punës së veshkave, shtatzënësia, insuficienca e zemrës, çrregullimet hormonale. Në raste të tilla duhet menjëherë të shkoni te mjeku, por sa i përket mjekësisë popullore, ajo posedon ilaçin, i cili në mënyrë efikase nxjerr nga organizmi sasinë e tepërt të lëngjeve - majdanozin.

Për përgatitjen e një pije efikase për këtë qëllim, do t'ju duhet tërë bima e majdanozit, me rrënjë e me ka krejt. Lajeni dhe bluajeni mirë majdanozin. Vendoseni këtë përzierje në termos dhe përvëlojeni me 500 ml ujë. lëreni që të qëndrojë gjatë natës. Në mëngjes kullojeni. Kjo është sasia të cilën duhet ta pini gjatë ditës. Këtë pije e pini 2 ditë me radhë. Më pas e bëni një pauzë prej 3 ditësh, e më pas e përsëritni ciklin, sa të ketë nevojë.

(Kosova Sot Online)