Kolliteni dhe nuk e dini arsyen?

  • E.K /
  • 21 May 2022 - 14:57
Kolliteni dhe nuk e dini arsyen?

Kollitja e thatë, me këlbazë, kolli i keq... shkaqet e kollitjes mund të jenë të llojllojshme. Por, nëse kolliteni për më shumë se një muaj pa ndërprerë, atëherë doemos shkoni te mjeku. Shkaktarët më të shpeshtë të kollitjes janë infeksionet respiratore, të cilat mund të jenë virale, apo bakteriale. Por, kollitja mund të paraqitet edhe te astma dhe bronkiti kronik.

Kollitja mund të jetë edhe simptomë e kancerit të mushkërive. Për dallim nga sëmundjet akute, sëmundjet kronike të mushkërive përcillen me kollitje periodike, që paraqitet me hove. Kur flasim për shërimin e kollitjes, duhet bërë dallimin esencial, a kolliteni me këlbazë, apo keni kollitje të thatë, meqë këto dy lloje të kollitjes mjekohen me ilaçe të ndryshme. Është i rrezikshëm mjekimi i kollit me këlbazë, me ilaçe për koll të thatë, meqë këlbaza kështu grumbullohet dhe mund ta përkeqësojë gjendjen në mushkëri

(Kosova Sot Online)