Pse këmbët tuaja fryhen në verë dhe çfarë të bëni për këtë

  • E.K /
  • 21 May 2022 - 16:54
Pse këmbët tuaja fryhen në verë dhe çfarë të bëni për këtë

Nëse ndjeni se ju fryhen këmbët sapo afrohet stina e verës, nuk jeni të vetmit. Shumë njerëz e përjetojnë këtë ndjesi. Nxehtësia mund të shkaktojë ënjtje sepse mund të zgjerojë përkohësisht enët e gjakut, gjë që shkakton grumbullimin e lëngjeve në këmbë.

Kur trupi ndjen shumë nxehtësi, venat zgjerohen duke i lejuar lëngjet të kalojnë në sasi të mëdha. Për shkak të gravitetit, gjaku që rrjedh shumë shpejt dhe shkon me shumicë në zonën e këmbëve. Kjo bën që të fryhen këmbët dhe kyçet.

Si të parandaloni ënjtjen e këmbëve

Mënyra më e mirë për të shmangur ënjtjet për shkak të nxehtësisë është të qëndroni larg temperaturave të nxehta. Nëse jetoni në një klimë ku kjo nuk është një opsion, atëherë përpiquni të qëndroni në zona të freskëta sa më shumë që të jetë e mundur.

Përveç kësaj, hidratimi do të ndihmojë shumë. Sigurohuni gjithashtu që të lëvizni rregullisht dhe të mos kaloni kurrë shumë kohë ulur ose duke qëndruar në një vend pasi dihet se kjo shkakton edhe ënjtje të pakëndshme të këmbëve. 

(Kosova Sot Online)