Gruri i zier, shpëtim për secilin: 5 arsye pse duhet ta konsumoni gjatë dimrit

  • E.K /
  • 23 May 2022 - 11:09
Gruri i zier, shpëtim për secilin: 5 arsye pse duhet ta konsumoni gjatë dimrit

Konsumimi i grurit të zier në bazë të rregullt mundet të ndikojë pozitivisht në ndalimin e shfaqjes të disa sëmundjeve, si kapsllëku, hemorroidet dhe kancerin në zorrë të trashë. Është i pasur me vitamina të kompleksit B, që janë të domosdoshme për organizmin e njeriut, forcën dhe imunitetin Parandalon kancerin: gruri i zier përmban fitonutritiente që kanë efekt kundër kancerit, e hulumtimet shkencore e dëshmojnë se kjo vlen sidomos kundër kancerit të gjirit.

Një studim tregon se konsumimi i një sasisë së vogël të sythave të grurit integral zvogëlon bakteret në jashtëqitje, për të cilat mendohet se nxitin kancerin në zorrë të trashë. Rregullon peshën trupore: Përdorimi i grurit integral të zier mundet të ndihmojë në rregullimin dhe ruajtjen e peshës aktuale, sepse parandalon lajmërimin e sindromës metabolike të grumbullimit të yndyrave në hapësirën e stomakut. Shëron inflamacionet kronike: Gruri i zier është i pasur me betainë, përbërës të dobishëm që luan rol të rëndësishëm në zbutjen e proceseve të inflamacioneve. Laksativ natyral: Gruri integral, sidomos sythat, ndikojnë si laksativ natyral, falë faktit se janë të pasura me fibra të shumta, fosfor dhe vitamina B.

(Kosova Sot Online)