Shprehi e dëmshme: përse ujin nuk duhet ta pini gjatë ngrënies së ushqimit?

  • E.K /
  • 24 May 2022 - 11:20
Shprehi e dëmshme: përse ujin nuk duhet ta pini gjatë ngrënies së ushqimit?

Përse ujin nuk duhet ta pini gjatë ushqimit? Nutricistja Robyn Youkilis në librin e saj 'Go With Your Gut' thekson se kjo shprehi dëmton tretjen dhe absorbimin e substancave ushqyese në organizëm.

Youkilis sugjeron që uji të mos konsumohet gjysmë ore para dhe një orë pas ushqimit. Nëse gjithsesi duhet të pini ujë gjatë ushqimit për ta përpirë ushqimin, merrni gllënjka të vogla. Për të pasur tretje të shëndetshme, gjatë ushqimit duhet të pini jo më shumë se dy decilitra ujë (në gllënjka të vogla). Pjesën tjetër të ditës ujin e pini midis shujtave, sepse kjo ndihmon ta largoni urinë e rrejshme kur e ndieni e që në fakt jeni të dehidruar.

(Kosova sot Online)