Ilaçet natyrale kundër infeksioneve të sinuseve

  • E.K /
  • 01 June 2022 - 12:01
Ilaçet natyrale kundër infeksioneve të sinuseve

Dhimbjet dhe ënjtjet, që i shkakton inflamacioni i sinuseve, nuk janë aspak të këndshme dhe nga pak mister. Nëse ju mundojnë inflamacionet e sinuseve, atëherë ju sjellim ilaçet natyrale si ta bëni këtë USHQIMI Ushqimi është shumë i rëndësishëm gjatë infeksionit dhe duhet pasur kujdes çfarë hani, e ushqimi duhet të jetë i bazuar në drithëra, bishtaja dhe supa me perime. Shmangi ushqimet si: vezët, çokollatë, ushqim të fërguar, sheqer dhe prodhimet e qumështit. Pini sa më shumë ujë.

BIMËT

Ndihmë të madhe ofron rrika, specat pikantë dhe qepa, provoni t'i shtoni në secilin ushqim dhe në secilën shujtë ju ndihmon të hidhni gëlbazë. Ekziston ilaçi për të cilin theksojnë se është shumë efektiv, e çfarë duhet të bëni është të hani rrikë të qëruar të përzier me lëng limoni.

SHPËLARJA E SINUSEVE

Tretni një lugë kripë deti në dy gota ujë të ngrohtë në një ibrik të vogël. Majën e ibrikut e vendosni në njërën zgavër të hundës. Ulni kokën dhe lejoni që uji të dalë nga zgavra tjetër. Mos ktheni kokën prapa që uji të mos kalojë në fyt.

UTHULLA E MOLLËS

Në simptomat e para të infeksioneve të sinuseve përzieni 1-2 lugë uthull molle natyrale në 1,5 dl ujë, aty shtoni dhe një lugë mjaltë ose bimën stevia, dhe e pini tri herë në ditë, për pesë ditë rresht.

EKSTRAKTET E FARAVE TË GREJPFRUTIT

Ekstraktet e kësaj agrume janë antibiotik i fortë dhe përdoret kundër mikrobeve, parazitëve, baktereve dhe kundër 30 llojeve të kërpudhave, përfshirë dhe kandidën. Për infeksionet e sinuseve blini ekstraktet në formë të pikave për hundë.

(Kosova Sot Online)