Si të humbisni peshë në mënyrë të shëndetshme në verë?

  • G.G /
  • 06 June 2022 - 10:42
Si të humbisni peshë në mënyrë të shëndetshme në verë?

Dieta verore ju ndihmon jashtë mase për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme. Ju nuk keni përse të stresoheni, duke mbajtur dieta drastike.

Ju dëshironi të keni trupin perfekt për stinën e verës, ku do donit të ekspozoheshit në plazh pa pikë kompleksi.

Mirëpo, ju duhet të krijoni një dietë të përbërë nga fruta e perime të pasura me fibra, kripëra minerale dhe ujë.

Por ja cilat janë frutat e perimet që duhet të shtoni në dietën tuaj:

selino;
kungull i njomë;
rrepkë;
sallatë;
kopër.

Por gjithashtu mos harroni të konsumoni dhe:

domate;
speca;
bishtaja;
shalqinj;
pjepër;
kumbulla;
pjeshkë;
luleshtrydhe;
kajsi.

Mos harroni të pini 8 gota ujë! Gjithashtu të merreni të paktën me 30 minuta me aktivitet fizik. Largoni nga dieta juaj bukën e bardhë, orizin dhe pastat.

Hiqni dorë nga pastat dhe buka e bardhë pasi nuk do t’ju ndihmojnë aspak të hiqni kilograme nëse nuk i shmangni.

Mirëpo, duhet të konsumoni edhe peshk salmon.

Salmoni është i pasur me shumë vlera ushqyese dhe me shumë acide yndyrore Omega 3. Salmoni mund të ndihmojë edhe në humbje peshe. Peshku me vaj është i pasur me proteina me përmbajtje të ulët kalorike.

Gjithashtu, edhe gjumi është mjaft i rëndësishëm. Flini 7-8 orë. Nëse flini gjumë mjaftueshëm, do të jeni më aktiv në përditshmërinë tuaj.

(Kosova Sot Online)