Sa janë të shëndetshme pemët e thata?

  • E.K /
  • 08 June 2022 - 12:34
Sa janë të shëndetshme pemët e thata?

Pemët e thata janë të pasura me antioksidues, acid folik dhe vitamina nga grupi B. Hulumtimi i bërë ku kishin marrë pjesë 13.000 njerëz, ka dëshmuar se ata që kishin konsumuar pemë të thata kishin konsumim më të mirë të materieve ushqyese në krahasim me ata që nuk i kanë konsumuar. Mirëpo, gjithmonë duhet pasur në mendje se pemët e thata janë pemë që përmbajnë sheqerna natyrale, që është e dobishme për ata që merren me sport, sepse i furnizojnë me energji, por kujdes duhet të kenë ata që kanë kujdes në sheqer, karbohidrate dhe kalori.

Kjo nuk do të thotë se në tërësi duhet shmangur pemët e thata, por t'i konsumoni në sasi të kufizuar. Për shembull, një gotë lëng i freskët nga rrushi përmban 23 gramë sheqer, ndërsa e njëjta sasi e rrushit të thatë përmban 116 gramë, që është pesë herë më e madhe. Nutricistët kanë sugjeruar të gjithë ata njerëz, që nuk kanë kujdes nga sheqeri, karbohidratet apo kaloritë, që për çdo ditë ta konsumojnë nga një gotë me fruta të thata. Pemët e thata janë të shëndetshme për kafjall me flluska, por mund të jetë edhe një zamër kualitative.

(Kosova Sot Online)