Ylli midis erëzave, anisi

  • E.K /
  • 06 July 2022 - 12:36
Ylli midis erëzave, anisi

A e keni përdorur ndonjëherë anisin në gjellët e ëmbla dhe të njelmëta? Anisi kinez me ngjyrë ezmere ka formë të yllit. Përdoret në kuzhinë, e përgatitet edhe çaj dhe vaj eterik për qëllime shëruese. Njihet për vetitë e saj kundër viruseve, pasi e shëron urdhjen. Studiuesit kanë vërtetuar se ndihmon edhe në shërimin dhe parandalon përhapjen e viruseve, ndërsa që kinezët e kanë përfshirë në ilaçet që shërojnë gripin.

Ndikon kundër baktereve. Anetoli është vaj eterik që gjendet në anisin me formë të yllit, që i jep shije të veçantë. Hulumtimet kanë treguar se kjo substancë lufton kundër disa llojeve të viruseve dhe llojeve të shumta të baktereve. Mund ta parandalojë dhe të shërojë "escherichia colin". Anetoli po ashtu ka efekt antioksidues dhe i vret kërpudhat.

(Kosova Sot Online)