Pastrojeni organizmin me mollë

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 10:27
Pastrojeni organizmin me mollë

Pastrimin e organizmit me mollë duhet ta bëni para së gjithash shkaku i mënyrës së dëmshme të ushqyerit, duke krijuar shtresa të mëdha të dëmshme në sistemin tretës, që absorbohen dhe përhapen në organizëm Ja si ta kaloni ditën e pastrimit me mollë Porsa të zgjoheni pini një gotë lëng nga mollët, në të cilin keni shtrydhur gjysmë limoni. Lëngu të jetë i vakët, ta pini në gllënjka, jo përnjëherë. Pas 2-3 orë hani dy mollë me lëvore.

Në drekë pini çaj të përgatitur nga lëvorja e mollës, duke ia shtuar dy lugë mollë. Pas 1-2 orëve hani 2-4 mollë me lëvore. Në orët e pasdites pini një gotë lëng molle. Për darkë hani mollë të shtypura, duke ia shtuar 2 lugë mjaltë. Kështu përfundon një ditë e pastrimit të organizmit me mollë. Gjatë ditës nuk do të duhej të hanit lloj tjetër të ushqimit apo të pijeve. Nëse rregullisht aplikoni këtë metodë të pastrimit të zorrëve dhe të organizmit, do ta përmirësoni tretjen dhe do të keni jashtëqitje të rregullt, kurrë kapsllëk. Metoda me mollë është e mirë te problemet me gihtin, artritin, mëlçinë dhe veshkat.

(Kosova Sot Online)