Hudhra e egër - pastrues i gjakut

  • E.K /
  • 15 July 2022 - 10:25
Hudhra e egër - pastrues i gjakut

Me afrimin e pranverës duhet pasur kujdes që të mos shmangni gjethet e gjelbra të hudhrës së egër (lat. Allium ursinum). Kjo bimë një ngjyrëshe për nga shërueshmëria mund të krahasohet me hudhrën, me të cilën ndajnë po të njëjtën aromë dhe shije. Ndryshe e quajnë edhe pastrues i gjakut, e është e mirë edhe te reuma dhe gihti.

Si e freskët mund të shtohet në sallatë, e ne ju sugjerojmë që prej saj të përgatisni salcë: Përbërësit (për katër persona) 2 hudhra të egra, të freskëta; 100 ml vaj ulliri; 1 lugë erëza; Piper të bluar, të freskët; 50-75 g lloj të djathit, të imtësuar; Kripë. Përgatitja: Pastroni dhe copëtoni hudhrën e egër. Në një tepsi pa yndyrë fërgoni erëzat. Hudhrën e egër, vajin, djathin i imtësoni në blender dhe i hidhni kripën. Salcën ta shërbeni me makarona ose patate.

(Kosova Sot Online)