Lexoni edhe:
Sa të rrezikshme janë për shëndetin ushqimet që përmbajnë acide yndyrore trans?
ëmundja e quajtur giht është një formë e artritit për ekzistimin e së cilës dihet që nga Egjipti i lashtë. Bëhet fjalë për inflamacion shumë të dhimbshëm të nyjave që përcillet me skuqje dhe ënjtje, si pasojë e grumbullimit të kristaleve urinare. Ekzistojnë ilaçe për shërimin e sëmundjes, por për të gjithë ata që përcaktohen për metoda natyrale dhe zgjidhje më alternative, ju sjellim recetën me katër përbërës. Me të cilin lëng me sukses do ta mposhtni gihtin.
Sa të rrezikshme janë për shëndetin ushqimet që përmbajnë acide yndyrore trans?Lexoni edhe:
PËRBËRËSIT
Një grusht selino (pjesën e gjelbër midis rrënjës dhe gjetheve), - Një pjesë xhenxhefil të freskët (2 deri 3 cm madhësi), - Gjysmë trangulli të madhësisë mesatare, -Lëngun nga gjysmë limoni. PËRGATITJA: Preni selinon, xhenxhefilin dhe trangullin, imët dhe i hidhni në blender dhe i përzieni. Në fund shtoni lëngun e gjysmë limonit. Lëngun e pini menjëherë sa është i freskët.
(Kosova Sot Online)