Këshillohet që bananet t’i hani çdo ditë, por asnjëherë në këtë orar

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 21:46
Këshillohet që bananet t’i hani çdo ditë, por asnjëherë në këtë orar

Një hulumtim i kryer nga Universiteti Alabama zbuloi se konsumimi i bananeve çdo ditë mund të ndihmojë në parandalimin e sulmeve në zemër dhe tru. Kjo për shkak të nivelit të lartë të kaliumit që gjendet në këtë frutë, i cili ndikon në shëndetin e arterieve, shkruan Reader’s Digest.

Konsumimi i vazhdueshëm i ushqimeve të pasura me kalium ndikon gjithashtu në rrahjet normale të zemrës.

“Kur trupi nuk ka mjaft kalium, mund të vijë deri tek aritmia dhe potencialisht qarkullimi më i vogël i gjakut në tru, muskuj dhe organe”, tha dietologu Michelle Routhenstein.

Megjithatë, banania nuk është një zgjedhje e mirë për konsumim në mëngjes për disa arsye. Së pari, banania i ka rreth 25 për qind sheqer, që nuk është një sasi e mirë menjëherë pas zgjimit.

Gjithashtu, edhe pse do të ndihemi plot energji menjëherë pas bananes, shumë shpejt do të pasojë uria dhe lodhja. Hulumtimet e hershme i kanë treguar të njëjtat rezultate, pasi që ushqimi i pasur me kalium ka efekt pozitiv në uljen e tensionit të gjakut dhe gjithashtu e zvogëlon rrezikun prej sëmundjeve të zemrës.

Është e rëndësishme të theksohet se e gjithë dieta duhet të pasurohet me këtë mineral, dhe pastaj trupi do t’ju jetë mirënjohës.

(Kosova Sot Online)