80% e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës mund të parandalohen

  • A.P /
  • 05 October 2022 - 14:45
80% e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës mund të parandalohen

Sot është Dita Botërore e Zemrës. Ajo mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.

Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ka shumë lloje sëmundjesh që mund të japin goditje në zemër ose goditje në tru, prandaj, për lehtësi, këto sëmundje i ndajmë në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në zemër, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut.

I.Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me zemrën

II.Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me trurin

III. Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me sistemin e qarkullimit

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit vdesin më shumë njerëz nga sëmundjet kardiovaskulare, sesa nga çdo sëmundje tjetër.

(Kosova Sot Online)