Mos i injoroni, shenjat e bardha në thonj mund të jenë shenjë e një sëmundje të rëndë

  • E.K /
  • 13 October 2022 - 10:34
Mos i injoroni, shenjat e bardha në thonj mund të jenë shenjë e një sëmundje të rëndë

Shpesh dëgjojmë se thonjtë janë një pasqyrë e shëndetit. Thonjtë përbëhen nga një proteinë e njohur si alfa-keratin, e cila vepron si një polimer për të siguruar një shtresë mbrojtëse për lëkurën, që do të thotë se është e rëndësishme të kujdeseni mirë për ta, por gjithashtu t’i kushtoni vëmendje çdo ndryshimi.

Një nga ndryshimet më të zakonshme në sipërfaqen e thonjve janë pikat e bardha që shumica e njerëzve i injorojnë. Megjithatë, dermatologët paralajmërojnë se mund të jetë shumë e rrezikshme, sepse edhe pse shpesh janë të padëmshme, mund të jenë shenjë e problemeve serioze shëndetësore.

Çfarë i shkakton shenjat e bardha në thonj?

Ndryshe nga mendimi i krijuar se më së shpeshti bëhet fjalë për mungesë kalciumi, kjo nuk është e vërtetë në shumicën e rasteve. Shenjat e bardha në thonj janë zakonisht një shenjë e dëmtimit të sipërfaqes së thonjve për shkak të thatësisë ose ndonjë traume tjetër.

Pra, njerëzit që kafshojnë thonjtë e tyre janë më të prirur për shfaqjen e këtyre shenjave të bardha, ashtu si ata që shpesh aplikojnë xhel në thonjtë e tyre. Sipas dermatologëve, shumë rrallë bëhet fjalë për mungesë të disa mineraleve, si zinku apo kalciumi.

Njollat ​​e bardha përkufizohen si depozitime keratine në pllakën e thonjve dhe në shumicën e rasteve bëhet fjalë për një traumë të shkaktuar nga një goditje apo kujdes jo i duhur. Por nuk përjashtohet edhe mundësia e një infeksioni mykotik.

“Domethënë, kërpudhat e thonjve mund të shfaqen sa herë që i ekspozoni në një mjedis të lagësht dhe bakteret mund të hyjnë në thonjtë kur lyeni ose prisni thonjtë, veçanërisht nëse mjetet e përdorura për këtë nuk janë sterile”, shpjegon dermatologu Paul Jarrod Frank.

Në raste jashtëzakonisht të rralla, shfaqja e njollave të bardha mund të jetë shenjë e kushteve më serioze shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, problemet me veshkat ose pneumonia.

(Kosova Sot Online)