Hiqni mykun nga banjo me këta dy përbërës

  • E.K /
  • 22 October 2022 - 16:26
Hiqni mykun nga banjo me këta dy përbërës

Të gjithëve na pëlqen të pushojmë në dush, veçanërisht pas një dite të lodhshme. Por, për fat të keq, nëse nuk pastrohet mirë, ekziston rreziku i akumulimit të mykut dhe gëlqeres. Ne në përgatit ju tregojmë se si ta largoni fare lehtë mykun dhe gëlqeren nga banjo në mënyrë natyrale. 

Përbërësit e nevojshëm janë:

Ujë i nxehtë

Sode buke

Uthull të bardhë

Shishe me spërkatje (sprej)

Furçë dhëmbësh

Procedura:

Fillimisht mbushni një kovë me ujë të nxehtë, kombinoni 2 lugë gjelle sodë buke dhe 2 lugë uthull të bardhë. Përzieni mirë me anë të një shkopi dhe më pas vendoseni tretësirën në një shishe me spërkatje, pasi e keni vendosur në shishe shkundeni mirë me duar dhe pastaj spërkateni sipërfaqen e dushit dhe pllakave ku ka gëlqere dhe myk.

Lëreni tretësirën të veprojë për disa minuta dhe më pas fërkojeni me furçë dhëmbësh. Pasi e keni fërkuar mirë gjithë hapsirën, lajeni me ujë të nxehtë dhe të bollshëm derisa të shpëlahet mirë. I gjithë myku dhe gëlçerja do të largohet dhe banjo juaj do të shkëlqej nga pastërtia.

Formula sekrete që po parandalon rënien e flokëve te meshkujt dhe te femratDr. Jacob

Përdoreni këtë tretësirë saherë që keni myk dhe gëlçere në banjon tuaj.

(Kosova Sot Online)