Çmime të ndryshme sipas gjinisë, oferta e një kafeneje shkakton polemika

  • E.K /
  • 22 October 2022 - 15:58
Çmime të ndryshme sipas gjinisë, oferta e një kafeneje shkakton polemika

Ndoshta dëshironte vetëm të bënte pak humor, pronari i një kafeneje të Modica, në Sicili, por mesa duket shakaja jo vetëm që nuk u kuptua, por i hapi atij telashe të panevojshme.

Ditë më parë, përballë kafenesë kishte vënë një pankartë me ofertën e re, që parashikonte çmime të ndryshme për ritin e përditshëm dhe të shenjtë të çdo italiani, pirja e kafesë në banak. Çmimet ndryshonin jo në varësi të orarit, siç ndodh rëndom edhe ne vendin tonë, nga gjinia.

Për meshkujt, kafeja kushtonte 0.80 cent, ndërkohë që për gratë zbriste me 10 cent. Pronari kishte shtuar edhe kategorinë “Lgbtqiat+”, që përfshin (pothuajse) të gjitha tendencat seksuale që vitet e fundit po luftojnë për një njohje dhe mbështetje institucionale. Çmimi për to, ishte 75 cent, praktikisht midis çmimit të meshkujve dhe femrave.

Modica është qytet i njohur botërisht për cilësinë e çokollatës

Nuk dihet nëse një tarifë e tillë ishte efektive apo thjesht një batutë, por pamjet dhe lajmi u përhapën shpejt në çdo cep të Italisë, duke shkaktuar reagimin e shoqatave që mbrojnë ato kategori. “ndërkohë që ne po bëjmë fushate që në Parlament deputetët mos të jenë të ndarë vetëm në gra dhe meshkuj, ende ka njerëz që na diskriminojnë në kafe”, ishte një nga kritikët.

Sipërmarrësi u detyrua të tërhiqej nga fushata, para se të humbiste klientë, pro ndoshta një objektiv e arriti, reklamën për aktivitetin e tij në qytetin e njohur botërisht për cilësinë e çokollatës.

(Kosova Sot Online)