Vendoseni qepën në qafë

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 14:51
Vendoseni qepën në qafë

Nëse keni probleme me gjëndrën tiroide, atëherë qepa mund të jetë aleati juaj. Receta e doktor Igor Knjazkinit nga Moska është treguar si më efikasja në stimulimin e gjëndrës tiroide.

RECETA:

Në mbrëmje, para se të bini në gjumë, ndajeni një qepë përgjysmë ashtu që nga ajo të fillojë të dalë lëngu. Me të dy gjysmat e qepës fërkojeni ngadalë qafën me lëvizje rrotulluese në pjesën rreth tiroides,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”Pas kësaj mund të bini, por mos e shpëlani qafën, në mënyrë që lëngu i qepës të veprojë gjatë natës.

Kjo recetë preferohet për personat që kanë problem me funksionim të ultë të gjëndrës tiroide, apo me hipotireozë. Mos harroni se qepa përmban shumë vitamina dhe minerale, duke përfshirë kalciumin, magnezin, kaliumin, manganin, pastaj vitaminat C, K dhe B6. 

(Kosova Sot Online)