"Pastruesi" në gotë që ndihmon te urthi dhe acidi refleks

  • E.K /
  • 09 December 2022 - 14:12

Dhimbjet si urthi dhe acidi refleks mund ta përkeqësojnë përditshmërinë. Prandaj, ju sjellim një lëng që ndihmon në këtë drejtim.

Përbërësit: - 3 kërcej selino me gjethe, - një grusht spinaq, - pak majdanoz, - 1 karotë, - 1 trangull, - 1 lugë vaj liri.

Përgatitja: 1. Selinon, spinaqin dhe majdanozin i pastroni mirë. I thani. Selinon e vendosni në blender. Kur të keni lëngun, shtoni karotën. 2. Më pas në blender shtoni edhe trangullin e qëruar, pastaj spinaqin. Nga majdanozi hidhni gjethet dhe i shtoni në lëng. 3. Lëngun e përzieni mirë, e shërbeni në gotë dhe hidhni pak vaj.

(Kosova Sot Online)