Dobitë nga shega

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 09:53
Dobitë nga shega

Një shegë mesatare përmban rreth 600 fara. Pos se është e shijshme, është edhe e shëndetshme.

Fibrat Shega ndihmon të humbni në peshë sepse ka pak kalori, e është e pasur me fira. 100 gr shegë përmbajnë 83 kalori dhe 4 gr fibra, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". Vitaminat Shega përmban sasi të madhe të vitaminave E, C dhe K. Vitamina C forcon imunitetin, përmirëson absorbimin e hekurit, ruan shëndetin e mishit të dhëmbëve. Vitamina K forcon eshtrat dhe ndihmon lëkurën për dukje të përtërirë.

 

Vitamina E ul rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Mineralet Farat e shegës janë të pasura me kalium, që ruajnë shëndetin e zemrës dhe muskujve. Është e pasur me hekur, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe mbron sistemin imun. 


(Kosova Sot Online)