Qepa e egër, që ka mbushur tregjet, është pastruesi më i mirë i gjakut dhe sistemit të tretjes

  • E.K /
  • 14 December 2022 - 09:26
Qepa e egër, që ka mbushur tregjet, është pastruesi më i mirë i gjakut dhe sistemit të tretjes

Natyra është përkujdesur që menjëherë pas tërheqjes së borës që shfaqet bima që njihet si qepa e egër (lat. Allium ursinum), që konsiderohet si pastruesi më i mirë i gjakut dhe sistemit të tretjes. Kjo edhe është arsyeja që me fillim të pranverës ta konsumoni sa më shumë. Me ndihmën e saj, trupi e ka më të lehtë të heq qafe helmet që janë grumbulluar gjatë dimrit në organizëm.

Ndikon mirë në mukozën e zorrëve, sepse parandalon irritimin e tyre duke eliminuar mikroorganizmat patologjikë. Ul shtypjen e gjakut dhe pastron muret e enëve të gjakut. Përmes kësaj bime, është e mundur të shërohen edhe dhimbje e kokës dhe të merret frymë më lehtë. Ekspertët konsiderojnë se është më i shëndetshëm se sa hudhra. Gjethet e reja të bimës përdoren si sallatë dhe përmbajnë shumë vitamina.

RECETA PËR TË RREGULLUAR SHTYPJEN

Tinktura përgatitet nga 300 g gjethe të freskëta të bimës dhe një litër raki vendore. Kjo pije shëruese ndikon në shtypjen e artë të gjakut dhe yndyrën e tepërt në gjak, derisa është elksir i hatashëm kundër plogështisë. Kavanozin prej 1,5 litra e mbushni me gjethe,e më pas ia shtoni rakinë. E mbani 15 ditë në diell ose vend të ngrohtë. Pas 15 ditëve e kulloni, merrni një lugë në mëngjes dhe mbrëmje.

(Kosova Sot Online)