Humbni 3 kilogramë për 24 orë

  • A.P /
  • 15 December 2022 - 14:45
Humbni 3 kilogramë për 24 orë

Dieta, e cila shumicës ju ka ndihmuar dhe atë në afat ekspres - 3 kilogramë për vetëm një ditë ka edhe emrin e pazakontë dhe quhet - njeriu-ujk! Ata që kanë probleme me kilogramët shtesë dhe nuk e gjejnë dietën e duhur për vete, ishin mahnitur me këtë zbulim. Nutricistët theksojnë se kjo mënyrë e humbjes në peshë është e mundur, dhe se bazohet në idenë se Hëna ndikon në ujin në organizmin tonë, ngjashëm sikurse nëpër oqeane. Ata që e kanë provuar këtë dietë thonë se ndikimi i saj ishte më i theksuar gjatë Hënës së plotë dhe Hënës së re, me ç'rast nga trupi hidhen jashtë helmet, që mundëson humbjen më ët lehtë në peshë.

 

Në fakt, atëherë më së miri është të konsumoni vetëm ujë dhe lëngjet e tjera që ju shkojnë për shtati. Është kritike ta filloni dietën ditën e njëjtë kur fillon faza e Hënës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Nëse faza e re fillon gjatë ditës, mund të hani çfarë të doni deri në atë minutë, e më pas fillon regjimi për 24 orë. Helmet që janë grumbulluar në trupin tuaj si pasojë e ushqimit jo të shëndetshëm hidhen jashtë përmes dietës, e detoksimi forcon sistemin imun.

(Kosova Sot Online)