
Lexoni edhe:
Diva Adelina Ismaili feston ditëlindjen më në formë se kurrë
Për kavanozin prej 2,5 l nevojiten: nga 500 g spec të kuq, të verdhë dhe të gjelbër, një kokë e vogël lakër, 3 domate, 1 lugë qimnon, 2 qepë dhe 1 lugë piper i zi. Për lëng shtesë: 5/4 l uthull të bardhë, 1/2 litër ujë, 1 lugë kripë, 3 lugë sheqer, 1 lugë përzierje erëza të përziera (piper, kanellë dhe arrëmyshku) dhe 2 lugë kopër të copëtuar. 1. Specat i përgjysmoni, hiqni farat dhe i preni në rriska të holla.
Diva Adelina Ismaili feston ditëlindjen më në formë se kurrë
Lexoni edhe:
Lakrën e pastroni dhe e preni në rrika të holla. Qepën e qëroni dhe e prini hollë. 2. Domatet i përvëloni me ujë, dhe i preni në pjesë të trasha. Perimet e copëtuara i hidhni në një tepsi, erëzoni me piper dhe i përzieni mirë me dorë. 3. Të gjithë përbërësit për lëngun shtesë i vendosni në një enë, i zieni, i derdhni perimet dhe i përzieni. I vendosni nëpër kavanoz të sterilizuar dhe i lini në vend të ftohtë.
(Kosova Sot Online)