Fryti plot me shëndet parandalon shumë sëmundje

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 09:23
Fryti plot me shëndet parandalon shumë sëmundje

Fiku me shekuj rresht konsiderohet si një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Marrë parasysh se është përplot me fibra ushqyese, minerale dhe polifenole, fiku ndikon pozitivisht në shërimin e shumë sëmundjeve. Ekzistojnë disa lloje të fikut, më shumë se 150 lloje. Fiku ka një sezon të shkurtë dhe janë shumë të ndjeshëm. Më të shijshmet janë atëherë porsa të kultivohen. Por, edhe llojet e fikut ë thatë janë të shëndetshëm.

Që të dyja llojet, ai i freskët dhe ai i thatë, janë përplot me minerale, sidomos me kalcium, magnez dhe kalium. Janë sidomos të pasura me fibra ushqyese, të patretshme në ujë. Ky lloj i fibrave ndihmon në uljen e nivelit të glukozës dhe kolesterolit në gjak, e njëherësh ndikon mirë edhe në rregullimin e tretjes, janë të pasura me fitokemikate, sidomos me betakarotinë, polifenole, antocianinë dhe yndyra bimore do të habiteshit nëse ju themi se fiku përmban më shumë polifenole se mollët, kumbullat, boronicat. Konsumimi i fikut rregullon sistemin kardiovaskular, ul nivelin e sheqerit në gjak dhe shumë veti tjera.

(Kosova Sot Online)